Celebrities Gossip Showbiz

Ghetto Geasy zbulon të preferuarin e tij brenda shtëpisë së ‘BBV’!

“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Është një garë e pastër midis banorëve, qëllimi i së cilës është të ketë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Siç dihet tanimë, Luiz Ejlli është padyshim një nga personazhet më të përfolura brenda shtëpisë që ka shumë ndjekësit të cilët e preferojnë  dhe e votojnë. Por, deri më tani ka treguar se jo vetëm njerëz të thjeshtë, por dhe shumë artistë e mbështesin Luizin dhe ndër to së fundmi e ka zbuluar dhe Ghetto Geasy. Teksa ka ndarë një video ku shfaqet duke kënduar një prej këngëve të tij, krahas Getoari ka shkruar: “Luiz Baba”.