Paolo Zampolli konfirmon qëndrimin e tij në lidhje me propozimin për zëvendësimin e Iranit me Italinë në Botërorin e kësaj vere.
Në një intervistë për të përditshem ‘Corriere Della Sera’, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump theksoi se nuk e ekzagjeroi aspak me atë propozim të tij.
‘Absolutisht jo. U mjaftova me sugjerimin e kësaj zgjedhjeje te presidenti Trump që e do shumë Italine dhe King Gianni(për Gianni Infantino). Do të jenë ata që do të vendosin-tha Zampolli
Por a ka ndonjë mundësi që një gjë e tillë të ketë sukses?
‘Kryqëzoj gishtat si të gjithë-vijoi Zampolli- e kam zemrën e kaltër dhe Të Kaltrit e meritojnë. Shkova në SHBA me ëndrrën amerikane dhe jam i bindur se mund të ëndërrohet që Italia të marrë pjesë në kampionatin botëror që do të zhvillohet në tokën amerikane’
Por në Itali, të gjithë i kanë thënë jo një opsioni të tillë dhe ministri i Sporteve, Andrea Abodi u shpreh se nuk është e mundur një gjë e tillë dhe nuk është rasti sepse kualifikimi fitohet në fushë.
‘E kuptoj dhe jam dakord 100% me pozicionin e ministrit, por ia lejoj vetes të mendoj se ndoshta kemi të njëjtën ëndërr kur shkojmë të flejmë-shtoi Zampolli-në vizionin tim personal të diplomacisë së sportit, do të ishte një fitore për tifozët italianë dhe për ata në të gjithë botën sepse Botërori nuk mund të zhvillohet pa Italinë’.