Food & Drink Health & Beauty

I domosdoshëm sidomos për fëmijët, benefitet e lëngut të portokallit!

Lëngu i portokallit mbetet një nga pijet natyrale më të mira për të rritur energjinë dhe imunitetin. Ofron një burim të pasur të vlerave ushqyese që i duhen çdo moshe, nga fëmijët e vegjël deri tek të rriturit. Fëmijët janë në periudhën më të rëndësishme të rritjes dhe zhvillimit, ndaj trupi i tyre ka nevojë për vitamina dhe minerale të mjaftueshme çdo ditë. Vitaminë C, që forcon sistemin imunitar dhe mbron nga ftohjet sezonale.

Ky lëng magjik ka folat dhe kalium, që ndihmojnë në zhvillimin e trurit dhe muskujve, Një gotë lëng portokalli çdo mëngjes është mënyra më e mirë për të filluar ditën me energji dhe për të ndihmuar fëmijët të kenë përqendrim më të mirë gjatë shkollës. Edhe tek të rriturit, lëngu i portokallit Olympus ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trupit dhe ruajtjen e balancit pas një dite plot me stres. Antioksidantë natyralë që ndihmojnë në luftimin e stresit oksidativ dhe plakjes së qelizave, Përmirëson shëndetin e zemrës duke ndihmuar nëuljen e kolesterolit të keq, Rikthen energjinë pas stërvitjeve apo ditëve të lodhshme, falë përmbajtjes natyrale të fruktozës dhe vitaminave.

Konsumimi i rregullt i lëngut të portokallit është gjithashtu i lidhur me përmirësimin e tretjes dhe ruajtjen e hidratimit, veçanërisht gjatë stinës së ftohtë kur trupi ka më pak ndjesi për lëngje. Lëngu i portokallit përgatitet nga portokalle të freskëta të rritura në rajonet mesdhetare. Procesi i përpunimit ruan vitaminat, mineralet dhe aromën natyrale të frutit, pa shtesa artificiale apo konservues. Kjo e bën produktin të përshtatshëm për konsum ditor, të sigurt për fëmijët dhe të dobishëm për çdo moshë.