Showbiz

I ftuar në një event, aktori i famshëm sulmohet pas krahëve

Arnold Schwarzenegger është përballur me një incident aspak të këndshëm teksa ishte i ftuar në një event në Afrikën e Jugut.

Fansat e tij kanë kapur një moment kur ai po xhironte disa fëmijë duke kënduar ndërkohë që një djalë papritur e godet fort në kurris teksa u hodh në ajër me shkelm.

71-vjeçari u rrëzua menjëherë në tokë por nuk e kishte kuptuar se çfarë ndodhi deri në momentin që pa videon e xhiruar nga njerëzit e pranishëm.

Personi përgjegjës për këtë ngjarje është arrestuar menjëherë nga autoritetet përkatëse. Arnold ka reaguar nëpërmjet platformave sociale se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka asgjë për tu shqetësuar.