Përmes meshës së salikimit në të cilën morën pjesë dhjetëra ipeshkvinj, qindra meshtarë dhe mijëra besimtarë, Ipeshkvi i ndjerë i Sapës, monsinjor Simon Kulli u përcoll për në banesen e fundit.
Kreu i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë monsinior Gjergj Meta drejtoi ritualin e shenjtë.
Mes dhimbjes së madhe që ka kapluar kishën zevendësi i monsinior Simon Kullit, Rober Kola në emër të meshtarve të dioqezës i dha lamtumirën ipeshkvit të ndjerë.
Mesazhi i ngushëllimit nuk mungoi as nga Papa Leoni përmes të ngarkuarit me punë të Vatikanit në Shqipëri.
Ipeshkvi Simon Kulli kaloi në amshim në moshën 52 vjeçare, mëngjesin e të shtunës se 29 Nëntorit si pasojë e një arresti kardiak. Ai prehet në kriptën e katedralës “Nënë Tereza”, brenda së cilës prehet dhe Ipeshkvi i mëparshëm Luciano Avgostini.
Simon Kulli lindi më 14 shkurt 1973 në fshatin Pistull, në zonën e dioqezës së Dioqeza e Sapës, afër Shkodrës. Në vitin 1992 hyri në Seminarin Ndërdioqezan “Zoja e Këshillit të Mirë” në Shkodër për t’u përgatitur për studime fetare.
Më 29 qershor 2000 u shugurua meshtar — kjo ishte një nga shugurimet e para meshtarake në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist.
Pas shugurimit, punoi fillimisht si ndihmës famullitar dhe sekretar në dioqezën e Sapës.
Në vitin 2002 u emërua Kancelar Dioqezan. Më vonë, nga viti 2006, shërbeu si famullitar në katedralen e Vau-Dejës.
Në 2016, pasi ipeshkvi paraardhës u nda nga jeta, Simon Kulli u zgjodh “Administrator Dioqezan” — dhe më 15 qershor 2017 u emërua zyrtarisht ipeshkëv i Dioqezës së Sapës nga Papa Françesku.
Për rreth 8 vite kreu punën si ipeshkëv — dëshmi për përkushtimin e tij ndaj Kishës dhe komunitetit katolik.