Kryeministri i provincës kanadeze të Ontarios, Doug Ford, tha se po i përgjigjet tarifave të SHBA-së duke ndaluar kompanitë amerikane nga marrëveshjet e prokurimit lokal dhe duke “shkatërruar” një marrëveshje me Starlink të SpaceX për të ofruar internet me shpejtësi të lartë. “Po e anulojmë kontratën e Ontarios me Starlink. Ka mbaruar. Është e përfunduar,”-deklaroi Ford gjatë një konference për shtyp. Kompania e Elon Musk, SpaceX, ishte parashikuar të ofronte shërbimin e internetit satelitor Starlink për rreth 15 mijë shtëpi dhe biznese në këtë provincë.
Ford gjithashtu kërcënoi se do të vendosë një tarifë shtesë prej 25 për qind për energjinë elektrike që Ontario furnizon SHBA-në. “Duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen”-tha Ford, duke shtuar se këto masa do të dëmtojnë kryesisht shtetet që mbështesin presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të cilin ai e kritikoi për nisjen e një lufte tregtare me Kanadanë. Bordi i Kontrollit të Pijeve Alkoolike në Ontario, i konsideruar si blerësi më i madh i alkoolit në botë, po ashtu do të heqë produktet amerikane nga raftet e dyqaneve të tij, shtoi Ford.
Falë një shërbimi të ri satelitor, telefonat standardë iPhone dhe Android së shpejti do të mund të bëjnë thirrje nga pothuajse çdo vend në planet pa pasur nevojë për pajisje të reja. Ky inovacion mund të eliminojë zonat pa shërbim përgjithmonë, duke i lejuar përdoruesit të qëndrojnë të lidhur në male të largëta, oqeane të hapura dhe shkretëtira, vendi ku kulla tradicionale të celularëve nuk ekzistojnë. Me zgjerimin e rrjetit satelitor të Starlink, ditët e thirrjeve të ndërprera dhe zonave pa shërbim mund të mbarojnë shpejt. Sipas një raporti të Komisionit Federal të Komunikimeve (FCC), Starlink ka testuar tashmë shërbimin e tij në markat e njohura të smartfonëve, përfshirë Apple, Samsung dhe Google. Rezultatet? Thirrje me zë të pastër nga qytetet, zonat rurale dhe edhe vendet e izoluara ku rrjetet tradicionale dështojnë.