Sport

I solli trofeun e parë pas 17 vitesh, klubi i Londrës shkarkon trajnerin që u shpall kampion Europe!

Ange Postecoglou është shkarkuar nga drejtimi i Tottenham Hotspur, vetëm pak javë pasi i dha klubit trofeun e parë pas 17 vitesh thatësie.

Spurs triumfuan 1-0 ndaj Manchester United në finalen e Europa League në Bilbao, duke ndezur festime të zjarrta si në “San Mames” ashtu edhe në Londër.

Pavarësisht suksesit evropian, drejtuesit e Tottenham kanë vendosur t’i japin fund aventurës së trajnerit australian për shkak të formës dëshpëruese në Premier League. Spurs e mbyllën sezonin në vendin e 17-të me vetëm 38 pikë – renditja dhe pikët më të dobëta në historinë e tyre në epokën moderne.