Një ishull i tërë privat është nxjerrë në shitje dhe mund të jetë i juaji. Me plazhet e tij me rërë të bardhë dhe ujin e kaltër të pastër, ishulli Iguana ndodhet 12 milje larg bregdetit të Bluefields, Nikaragua. Ishulli vullkanik prej pesë hektarësh është i rrethuar me palma për ‘privatësi maksimale’ dhe është i listuar për çmimin 475,000 dollarë në faqen e internetit Private Island Inc. ‘Një shans i rrallë për të zotëruar copën tuaj të lirisë tropikale qoftë për pushime private, një tërheqje apo arratisjen përfundimtare në ishull’-thuhet në përshkrim.
Për të shkuar në ishullin idilik, vizitorët duhet të udhëtojnë me aeroplan për 45-minuta nga Nikaragua kontinentale në Bluefields, përpara se të hipin në një varkë. Por vendndodhja e tij e largët ka disa përparësi pasi ndodhet në mënyrë të sigurt nën brezin e uraganeve, ku temperaturat rrallë bien nën 25 gradë Celsius. Pronari aktual e ka nxjerrë në shitje ishullin Iguana me një çmim të reduktuar për shkak të një vdekjeje në familje. Megjithatë, thuhet se do të merren në konsideratë edhe “oferta të arsyeshme”.

Për çmimin e vogël, pronarit të ri të ishullit Iguana do t’i jepen çelësat e shtëpisë kryesore që përmban tre dhoma gjumi, dy banjo, një verandë përreth dhe një zonë ndenjeje dhe ngrënieje të pajisur me një bar. “Një gjenerator rezervë, sistem septik dhe sistem mbledhës uji shtojnë vetëmjaftueshmërinë e ishullit”-thuhet ndër tjera në përshkrim. Kjo pjesë e Nikaraguasë njihet për vendet e saj të shumta të peshkimit.