Lifestyle Travel

‘Perla’ që po çmend vizitorët në Lisbonë!

I vendosur në Lisbonë, kryeqytetin e Portugalisë, Akuariumi i Oqeanit (Ocenario de Lisboa), akuariumi i dytë më i madh në Evropë, përmban afërsisht 16 mijë krijesa detare nga 450 specie të ndryshme. Akuariumi, i cili u hap në vitin 1998 si pjesë e Panairit Botëror Expo ’98, në rezervuarin kryesor përmban peshkaqenë, pinguinë dhe peshq tropikalë, i cili ka një kapacitet uji prej 5 milionë litrash.

Objekti, i cili tërheq interes të madh nga turistët e huaj dhe vendas gjatë gjithë vitit, ofron mundësinë për t’u njohur nga afër me jetën nënujore.

“Me rritjen e temperaturave në Europën Jugore dhe rifillimin e fluturimeve sezonale drejt destinacioneve me diell, ndoshta po kërkoni një alternativë për pushimet tuaja të ardhshme verore”, shkruan Vinicius Costa në një artikull të botuar në revistën amerikane të udhëtimeve “Travel off Path”.

Amalfi dhe vargu i fshatrave të tij shkëmborë të përqafuar nga detet e kaltra, Riviera Franceze dhe Kroacia me udhëtimet e saj piktoreske bregdetare dhe pushimet në ishuj mbeten destinacionet klasike më të frekuentuara nga turistët. Por, ndoshta po kërkoni diçka pak më ndryshe këtë herë, jashtë të zakonshmes, ku të ndërthuren si sharmi historik ashtu edhe shërbime moderne turistike dhe ndoshta plazhe të bukura me rërë të bardhë të ngjashme me Karaibet.

I fshehur përgjatë detit Jon, perla bregdetare e Shqipërisë, Ksamili, po ripërcakton se çfarë do të thotë të gjesh parajsën në Europë, sipas “Travel and Tour World” (TTW).

Me ujërat e tij të kristalta, rërën e bardhë dhe bukurinë natyrore të pacënuar, Ksamili u ofron turistëve një përvojë të ngjashme me Karaibet, por pa çmimet marramendëse. Nga ishujt sekretë dhe vendet e trashëgimisë së UNESCO-s e deri te vija bregdetare, ky thesar i fshehur ofron një arratisje të paharrueshme ku ndërthuret sharmi ekzotik me rrënjët e pasura kulturore duke e bërë një nga destinacionet më të jashtëzakonshme e të përballueshme bregdetare në kontinent.