Aktualitet

Fier, i vë zjarrin mbeturinave, djeg urën që lidh dy fshatrat

Në Fier, një 47-vjeçar la pa urë fshatrat Belinë dhe Kallm. Mentor Hatia po digjte mbeturina në tokën e tij, por fatekeqësisht flakët përfshinë dhe urën mbi lumin Seman. Policia e ndaloi, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.