Celebrities Gossip Showbiz

“Ia kam vështirësuar jetën…”, Armaldo Kllogjeri i penduar që ishte pjesë e “BBV3”?

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në kujtesën e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Ama duket se për Armaldon eksperienca e tij në “BBV2” nuk ka qenë edhe aq pozitive. Kjo pasi ditën e sotme pasi ka postuar një foto të tij në Instastory, ajo çfarë ka shkruar ka bërë të mendojmë se Armaldo është penduar që ka qenë pjesë e këtij edicioni, pasi ndodhta nuk ka qenë koha e përshtatshme për të.

Armaldo Kllogjeri ishte një nga ish-banorët më të përfolur të këtij edicioni. Para pak kohësh Armaldo është bërë baba për herë të dytë dhe lajmin e bukur e bëri të ditur vetë ai, duke na treguar dorën e bebushes, të cilën e kanë quajtur Rea. Ai ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë, ndjekësit dhe nga ish-banorët e “Big Brother Vip Albania”.