Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në kujtesën e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.
Armaldo Kllogjeri ishte një nga ish-banorët më të përfolur të këtij edicioni. Ditën e sotme Armaldo është bërë baba për herë të dytë dhe lajmin e bukur e bëri të ditur vetë ai, duke na treguar dorën e bebushes, të cilën e kanë quajtur Rea. Ai ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë, ndjekësit dhe nga ish-banorët e “Big Brother Vip Albania”.
View this post on Instagram
Armaldo Kllogjeri ka festuar ditëlindjen dhe një nga ish-banoret që e ka uruar publikisht në rrjete sociale është Olta Gixhari. Jo vetëm që poston një foto me të, por Olta kujton edhe një moment shumë ‘funny’ brenda shtëpisë së “BBV2” e cila u bë shumë virale, ku Armaldo tregon se e ka ditëlindjen më 1 Qershor dhe Olta e ngatërron me “Ditën e Punëtorëve”.