Gossip

“Ia vlen më shumë se televizioni!” Orinda Huta tregon vendimin surprizë dhe zbulon fitimet nga podcast-i!

Orinda Huta ka treguar për herë të parë se shkëputja nga televizioni ka qenë zgjedhja më e mirë që ka bërë – jo vetëm profesionalisht, por edhe financiarisht.

fundmi, moderatorja zbuloi se formati i saj podcast “Mam”, tani në sezonin e tretë, po i sjell të ardhura që tejkalojnë ato të ekranit tradicional.

Ajo tregoi se ideja për podcast lindi pas lindjes së vajzës, Atara, ndërsa ritmi i televizionit nuk i lejonte kohë të mjaftueshme për të qenë pranë familjes. Tani, jo vetëm që menaxhon kohën siç dëshiron, por ka fituar edhe një pavarësi të re profesionale.

Sipas Orindës:

Të ardhurat janë të gjitha tek unë. Plus Instagrami ka të ardhurat e veta… bashkë bëjnë një paketë shumë të fortë.

Moderatorja shtoi se podcast-i i siguron më shumë stabilitet financiar sesa një punë në televizion.

Ajo pranoi hapur se:

Po, po, po, absolutisht ia vlen më shumë se një rrogë në televizion

-duke theksuar se tashmë ka mundësi të hapë edhe projekte të tjera personale që më parë nuk i realizonte dot.

Me “Mam”, Orinda Huta duket se ka gjetur formulën ideale mes karrierës dhe familjes, duke e kthyer pasionin për komunikimin në një sukses të prekshëm dhe fitimprurës.