Sport

Ilir Daja me “artilerinë e rëndë”, Kërnaja me gjashtë mbrojtës! Formacionet zyrtare te Partizani-Dinamo!

Partizani dhe Dinamo do të përballen sot në stadiumin “Arena e Demave”. Derbi i kryeqytetit do të nisë në orën 18:00.

Ky takim e gjen Dinamon në vendin e tretë me 6 pikë më shumë se Partizani i vendit të gjashtë. Takimi i fazës së parë mes dy skuadrave në “Elbasan Arena” u fitua nga dinamovitët me rezultatin 2-0.

Nga java e fundit, Dinamo ka kujtimin e fitores me Vorën dhe Partizanit të humbjes ndaj Egnatias. Trajnerët Oltijon Kërnaja dhe Ilir Daja vendosën së fundmi për formacionet zyrtare.

LEXO EDHE: Vjehrra nxjerr sekretin! Dibala do të shkojë te Boka Zhuniors për shkak të… Orianës!

Ilir Daja i ka më të mirët në fushë, duke qenë se nuk vuan mungesat. Kërnaja ndërkohë ka vetëm një mesfushor të mirëfilltë, pikërisht Redon Ismailin. Bien në sy gjashtë mbrojtës si Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Sembene, Kola dhe Buxhelaj.

FORMACIONET ZYRTARE

Partizani: Qirko; Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Sembene, Kola, Buxhelaj, Ismaili, Isgandarli, Toma, Kontreras

Trajner: Oltijon Kërnaja

Dinamo: Teqja; Neziri, Dita, Teikseira, Maliqi, Qefalija, Karamba, Vila, Nani, Guindo, Bregu

Trajner: Ilir Daja