Në Apelin e Posaçëm po zhvillohet seanca ku po shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës për lirimin nga qelia. Para nisjes së saj, avokati i Metës, Kujtim Cakrani i tha shkurtimisht mediave se Meta do të lirohet, duke deklaruar me ironi se e ka thënë edhe “Ajatollahu”.
Patjetër që do të lirohet, e ka thënë Ajatollahu. Sot do ta lirojmë.
Kujtojmë se pak ditë më parë, ish-presidenti iu drejtua edhe Gjykatës Kushtetese për vendimin e Gjykatës së Lartë që e la në “Arrest me burg“.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata do të shqyrtojë ankimimin e ish-presidentit kundër vendimit që e la në paraburgim prej 21 tetorit të kaluar. Më 26 qershor, GJKKO-ja rikonfirmoi “Arrestin me burg” ndaj tij. Ish-Presidenti i Republikës pretendoi se akuzat nuk qëndrojnë.
Meta iu drejtua edhe Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të 27 shkurtit të Gjykatës së Lartë, që e la në “Arrest me burg”, si dhe prishjen e vendimeve edhe në shkallët më të ulëta, atë të Apelit të GJKKO-së e Shkallës së Parë.
Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK-u për korrupsion, pastrim parash e mosdeklarim të pasurisë.