Aktualitet

Ilir Meta: “Numri tepër i ulët i mjekëve për banorë është problem shumë serioz i sistemit tonë shëndetësor

Referuar Organizatës Botërore të Shëndetit, Presidenti Ilir Meta shpreh shqetësimin se “numri tepër i ulët i mjekëve për banorë është problem shumë serioz i sistemit tonë shëndetësor”. “OBSH evidenton shumë qartë këtë situatë kritike në raportet e saj dhe kjo është e papranueshme”, – thekson Meta. Kreu i shtetit apelon të bëhet çdo investim nga financat publike për një zgjidhje të shpejtë të problemit të mjekëve, për të frenuar largimin e fuqizuar personelin shëndetësor. Presidenti paralajmëron se “Situatat që po kalon vendi lidhur me COVID-19-ën janë provë shumë e qartë se pa një sistem shëndetësor eficient e të plotësuar me mjekë, shëndeti i qytetarëve do të jetë i rrezikuar”.