Kryeministri Rama inauguroi bustin e gjuhëtarit Eqerem Çabejt. Ai ngriti lart figurën e Çabej, duke vlerësuar rolin dhe kontributin që ai ka dhënë për gjuhën shqipe. Ndërkaq ai tha se: “Të flasësh shqip për të nderuar një njeri aq të bukur sa Eqerem Çabej, përkushtimi dhe kontributi i së cilit për Gjuhën Shqipe, e ktheu përjetesisht në Lartmadhërinë e shkencave albanologjike, është një sfide me veten”. Busti është vepër e skulptorit Hektor Dule. “Ky bust është bërë në një kohë relativisht të gjatë, është bërë disa herë derisa arrita në një rezultat që në sy të parë duket sikur është bërë brenda javës. Këtu është Çabej, mendimi i Çabejt me shume se sa portreti i tij”, tha ai. Rama gjeti rastin të ftonte publikisht vajzën e albanalogut, që në 85-vjetorin e një thesari kombëtar siç është teza e doktoraturës së Eqerem Çabejt, mbrojtur në Universitetin e Vjenës, të botojë këtë material të çmuar, me temë “Studime italo-shqiptare”, dedikuar arbëreshëve të Sicilisë. “Unë besoj që Brikena do ta marrë seriozisht botimin dhe rikthimin në jetë të këtij studimi historik, që padyshim do të stimulojë edhe një debat cilësor”, tha Rama.