Shqipëria fiton 5 vende në Indeksin Global të Paqes, duke u pozicionuar e 52-ta mes 163 shteteve. Në rajon, ndër shtetet më paqësore në botë, janë renditur dhe Maqedonia, Mali i Zi, Sllovakia e Kroacia, të cilat shënuan përmirësime në fushën e sigurisë. Me përjashtim të Malit të Zi, të gjitha patën rënie të konflikteve të jashtme. Në Ballkan, Kosova renditet e fundit, ndërsa theksohet shqetësimi për nacionalizmin në rritje.