Me ujë falas dhe bojë që reflekton dritën, India ka mundur ta ulë numrin drastik të vdekjeve nga i nxehti. Veriu i vendit, ashtu si edhe Pakistani fqinj, është në darën e një vape përvëluese me temperatura që mbërrijnë deri në 47 gradë Celsius. India është veçanërisht e ndjeshme ndaj rritjes së temperaturave që shkencëtarët e lidhin me ndryshimet klimaterike dhe ngrohjen globale. Që prej vitit 1992, llogaritet të kenë vdekur nga i nxehti rreth 25 000 indianë.