Bota Sport

Infantino: Kush harxhon 2 milion dollarë për një biletë, unë i çoj një hot dog dhe pije!

“Nëse dikush blen një biletë të finales së Botërorit për 2 milion dollarë, personalisht do t’i çoj një hot dog dhe një pije, që të sigurohem se ai do të përjetojë një eksperiencë fantastike”.

Janë fjalët e numrit 1 të futbollit botëror, presidentit të FIFA-s Gianni Infantino. Tema e kostos së biletave për Botërorin që po afron vazhdon të gjenerojë polemika në gjithë globin tokësor.

Veçanërisht në Europë, ku “Football Supporters Europe”, organizatë ‘no-profit’ që mbron interesat e tifozëve, duket se ka hapur një çështje kundër FIFA-s pranë Komisionit Europian. Kjo organizatë e konsideron politikën e çmimeve për të biletave të Botërorit si ‘të papërshtatshme’ dhe një lloj ‘tradhëtie’.

Në “Global Conference 2026” të “Milken Institute”, Infantino mbrojti logjikën e ndjekur nga FIFA:

Duhet të shohim tregun. Operojmë në tregun e argëtimit më të zhvilluar në botë. Prandaj duhet të aplikojmë tarifat e tregut.

Sipas presidentit Infantino, FIFA ka marrë më shumë se 500 milion kërkesa për biletat e Botërorit. Në periudhën e parë të shitjes së biletave e që zgjati 20 ditë, FIFA deklaronte se kishte pasur rreth 17 milion kërkesa.

Tema vazhdon të diskutohet mes polemikash në gjithë botën.