Gossip Showbiz

Influencer-ja e fitnesit përfundon në pranga? Larissa Caetano dyshohet për shitje të paligjshme ilaçesh?

Influencer-ja braziliane Larissa Caetano, emri i plotë Larissa da Silva Caetano Anunciacao, u arrestua më 24 shkurt së bashku me bashkëshortin e saj, nën dyshimet për përfshirje në shitjen e paligjshme të ilaçeve për humbje peshe.

Sipas raportimeve të CNN Brasil dhe Metropoles, autoritetet braziliane pretendojnë se ajo ka përdorur popullaritetin e saj në Instagram, ku numëron rreth 400 mijë ndjekës, për të promovuar dhe shitur barna për dobësim, përfshirë tirzepatiden.

Hetuesit theksojnë se Caetano nuk ishte e autorizuar për të tregtuar këto medikamente, duke i bërë transaksionet të paligjshme. Ajo mund të përballet me akuza për krime kundër shëndetit publik dhe ekonomisë, me një dënim që potencialisht mund të arrijë deri në 20 vite burg. Hetimet janë ende në vazhdim.

Në rrjetet sociale, Caetano njihej për këshilla mbi fitnesin dhe transformimin fizik, duke ndarë shpesh eksperiencën e saj personale me humbjen e peshës. Ajo promovonte gjithashtu produkte të ndryshme si pluhura proteinash, vitamina, suplemente ushqimore dhe produkte kozmetike.

Në një profil tjetër në Instagram, me rreth 8 mijë ndjekës, ajo prezantohej si infermiere dhe publikonte foto ku shfaqej me injeksione në dorë, madje edhe duke i aplikuar vetes substanca të paidentifikuara.

Deri më tani, Caetano nuk ka reaguar publikisht ndaj akuzave, ndërsa çështja pritet të zhvillohet në javët në vijim.