Instagram-i ka rënë së fundmi për shumë përdorues në SHBA, Britaninë e Madhe, disa pjesë të Europës, Azisë dhe Australi. Problemi ka nisur rreth mesditës, ndërsa shkaku i ndërprerjes mbetet i panjohur, përdoruesit e Instagram-it kanë ndarë shqetësimet e tyre në rrjetin social X. Meta, kompania që drejton Instagram-in, ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për shkakun e këtij problemi. Ky problem ndodh vetëm disa ditë pas një tjetër ndërprerje të ngjashme që preku përdoruesit më 11 mars.
Instagram, që ka mbi 2 miliardë përdorues aktivë në muaj, është një nga platformat më të njohura, por duket se përjeton ndërprerje të shpeshta, me disa raporte që tregojnë për një ngjarje të ngjashme edhe më herët këtë vit. Ndërsa ‘feed’, profilet dhe historitë ngarkoheshin, përdoruesit zbuluan se nuk ishin në gjendje të kërkonin dhe u goditën nga probleme të tjera teknike. Shërbime të tjera që janë në pronësi të Metës, kompania mëmë e Instagramit, dukej se po funksiononin si zakonisht. Problemet filluan rreth orës 19:00, sipas ueb-faqes të gjurmimit Down Detector. Problemet dukej se ishin të përhapura në të gjithë botën, sipas të njëjtës ueb-faqe.
Ndërkaq, ju mund të dëshironi të shkëputeni nga rrjetet sociale duke fshirë llogarinë tuaj por rreziku është që të humbni materialin fotografik që keni mbledhur ndër vite. Mund të ndodhë gjithashtu që një llogari të hakohet dhe hiqet kundër vullnetit tonë. Në të dyja rastet, Instagram ofron një zgjidhje të vlefshme për rezervimin e fotove tuaja, duke i pritur ato në pajisjen tuaj personale. Mënyra më e lehtë për të ruajtur imazhet dhe videot e postuara në Instagram është t’i shkarkoni direkt në galerinë e telefonit. Në këtë mënyrë, do të jetë e mundur gjithashtu të kryhet një kopje rezervë në shërbimet e ruajtjes si ato të ofruara nga Google, Amazon ose Apple.