Tech

Instagram me të tjera risi, provojeni tani!

Instagram po kopjon nga Snapchat, këtë herë mund të përdorni edhe opsionin e fshirjes së mesazheve.

‘Modaliteti Vanish’ është tani i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Instagram në të gjithë vendin, mjafton t’i bëni ‘update’ aplikacionit. Tashmë është koha të dërgoni disa mesazhe që zhduken menjëherë pasi janë lexuar.

Me modalitetin e fshirjes, ju do të jeni në gjendje të dërgoni mesazhe apo të ndani fotografi intime që nuk doni të qëndrojnë në historikun e bisedës suaj.

Për të përdorur këtë risi në Instagram, hyni në bisedën e mikut që dëshironi ju, rrëshqisni lart me gisht dhe ju shfaqet një bisedë e re sekrete, nëse doni që të shkoni përsëri te biseda juaj e mëparshme përsëriteni veprimin që bëtë në fillim. Mjafton ta provoni dhe do ta mësoni shumë shpejt.