Tech Top Tech - News

Instagram na përgjon? Mateo në “Top Tech” na analizon se si qëndron e vërteta…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Instagram na përgjon?

Adam Mosseri, shefi i Instagramit, dha deklaratën që: “Nuk po ju përgjojmë me mikrofon.”

Pooo, sigurisht! Edhe gjyshja ime e beson këtë. Ky thotë s’na dëgjojnë, ndërkohë që ti i thua shokut në kafe: “Do blej një karrige”… dhe pas 5 minutash të del reklamë për karrige me masazh që e përdor dhe Cristiano Ronaldo.

Mosseri thotë: “Po të ishim duke ju dëgjuar, do ju mbarohej bateria shpejt.”

Ai thotë është thjesht algoritmi ynë që ju njeh më mirë se vetja juaj.” Ironia është që Meta sapo njoftoi se do të përdorë edhe bisedat me AI si burim për targetim reklamash. Pra, nuk kanë pse të dëgjojnë – sepse ne ua tregojmë vetë gjërat, me gojë hapur tek chatbot-i.

Pra, s’ka nevojë të ndezin mikrofonin. Ne vetë ua japim gjithçka: çfarë mendojmë, çfarë hamë, çfarë blejmë.

Do krijohet një fjalë e re e urtë: “Kur tregon vetë ti ç’të mungon, mos prit të të mos shfaqin reklamë për të.”