SoftBank ka njoftuar se do të investojë 2 miliardë dollarë në Intel, duke marrë një pjesëmarrje prej rreth 2% në kompaninë amerikane të çipeve. Investitori japonez i teknologjisë njoftoi marrëveshjen multimiliardë dollarëshe, në një veprim që pritet t’i japë asaj një pjesëmarrje prej 2% në biznes. Ky investim vjen ndërsa raportohet se edhe administrata e Donald Trump po konsideron një pjesëmarrje deri në 10% në Intel.
Lajmi i investimit bëri që aksionet e Intel të rriten mbi 5% pas orarit të tregut, ndërsa aksionet e SoftBank ranë rreth 4%. Lip-Bu Tan, drejtori i ri i Intel, po udhëheq një projekt të madh rikuperimi për kompaninë, e cila ka pasur vështirësi për të ruajtur avantazhin teknologjik. Investimi i SoftBank forcon gjithashtu prani e saj në SHBA dhe pasqyron besimin e saj në teknologjinë dhe prodhimin amerikan të çipeve. Analistët vlerësojnë se kjo lëvizje mund të jetë një shans për Intel për t’u rikthyer konkurrencën në tregun e çipeve.
Gjigantët e çipave Nvidia dhe AMD kanë rënë dakord t’i paguajnë qeverisë amerikane 15% të shitjeve të tyre të gjysmëpërçuesve në Kinë. Marrëveshja është pjesë e një marrëveshjeje tjetër për të siguruar licenca eksporti në ekonominë e dytë më të madhe në botë. “Ne ndjekim rregullat që qeveria amerikane vendos për pjesëmarrjen tonë në tregjet botërore. Ndërsa nuk kemi dërguar H20 në Kinë për muaj të tërë, shpresojmë që rregullat e kontrollit të eksportit do ta lejojnë Amerikën të konkurrojë në Kinë dhe në mbarë botën”-tha Nvidia.
Sipas marrëveshjes, Nvidia do t’i paguajë qeverisë amerikane 15% të të ardhurave të saj nga shitjet e çipave H20 në Kinë, ndërsa AMD do t’i japë të njëjtën përqindje nga të ardhurat e saj nga çipat MI308, gjë që u raportua për herë të parë nga Financial Times. Uashingtoni më parë ka ndaluar shitjen e çipave H20 të Nvidia në Pekin për shkak të shqetësimeve për sigurinë, megjithëse kompania njoftoi së fundmi se kjo do të anulohej.