Tech Top Tech - News

“iPhone 17! Ai që s’është Pro, por sillet si Pro…”/Zbuloni më shumë detaje në “Top Tech”…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

iPhone 17

iPhone 17! Ai që s’është Pro, por sillet si Pro.

Apple i ka vendosur një kamer selfie krejt të re: Center Stage me sensor katror dhe deri 18MP. Përkthim: nuk ke më nevojë të rrotullosh telefonin për një selfie horizontal — e bën vetë. Plus kemi dhe Dual Capture: flet me kamerën dhe xhiron botën mbrapa njëkohësisht — content creator pa stres.

Nga ana e pasme të dyja kamerat janë 48 Megapixel:

• Main Camera është sikur ke dy lente në një.

• Ultra-Wide më pas kap foto më të gjëra dhe macro me më shumë detaj se kurrë.

Fotot dalin me ngjyra më natyrale falë Photonic Engine dhe Photographic Styles.

Ekrani? 6.3-inch Super Retina XDR me ProMotion 120Hz. Prit pak, 120hz, ueeee po për çfarë të duhet proja tani? Dhe me ekranin 3000 nits, edhe me diellin përballë, e lexon qartë mesazhin: “Ku je? Po të pres te lokali.” Ceramic Shield 2 përpara (3x më rezistent ndaj gërvishtjeve) dhe më pak reflektime i jep fund epokës “uff, nuk shihet ekrani!”.

Chipi brenda është A19. Jo vetëm më i shpejtë se brezat e mëparshëm, por tani të lejon të kesh bateri për të gjithë ditën. Ah po, dhe çipi N1 i ri për Wi-Fi 7, Bluetooth 6 dhe Thread. Ky çip lejon të kesh AirDrop më të qëndrueshëm, dhe hotspot që s’të lë në baltë.

Ngjyrat? Black, Lavender, Mist Blue, Sage, White. Storage fillon në 256GB (më në fund!) ose 512GB. Çmimi? $799 — ose, siç e thotë Apple: “i arritshëm”… derisa t’i shtosh edhe një kover, edhe një strap, edhe një karikues me emër epik.

Pra, iPhone 17 është ai iPhone që “bën të gjitha gjërat e rëndësishme” pa u marrë me temperaturën e kamerës apo me ftohje si supermakina. Thjesht hap, xhiro, post— dhe lëri Pro-t të bëjnë dramën.