Bota

Irani kërkon mbështetjen ndërkombëtare për Marrëveshjen Bërthamore

Pas tërheqjes amerikane, Irani kërkon nga fuqitë e tjera botërore, ruajtjen e Marrëveshjes Bërthamore. Për këtë qëllim, Kryediplomati Iranian, Mohammad Javad Zarif iu dërgoi nga një letër, homologëve të vendeve respektive. Aktualisht, pjesë e akordit janë Franca, Gjermania, Britania, Rusia dhe Kina, që po bëjnë përpjekje për ruajtjen e marrëveshjes.