Burime pranë ekipit negociator iranian kanë hedhur poshtë versionin e publikuar nga media ndërkombëtare Tasnim News Agency lidhur me një memorandum mirëkuptimi mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar atë si të pasaktë dhe të paplotë.
Sipas këtyre burimeve, dokumenti i publikuar nga Bloomberg përmban “shumë pasaktësi dhe lëshime”, veçanërisht në nenin 1 dhe në pjesën që lidhet me Ngushticën e Hormuzit, të cilat sipas Teheranit janë paraqitur në mënyrë të gabuar dhe pa disa elementë kyç.
Burimi iranian ka theksuar gjithashtu se marrëveshja në fjalë përbëhet nga 14 nene dhe se versioni zyrtar nuk do të bëhet publik deri në momentin e nënshkrimit të saj, i cili pritet të ndodhë të premten, në bazë të dakordësisë së palëve.
Më tej, zyrtarët e përfshirë në proces kanë sqaruar se çdo publikim i hershëm i tekstit mund të krijojë keqinterpretime, duke theksuar se versioni final do të publikohet vetëm pasi marrëveshja të jetë formalizuar plotësisht.