Bota

Irani mund ta braktisë marrëveshjen bërthamore

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi se vendi i tij mund të braktisë marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore. Kjo sipas tij do të ndodhë nëse ajo nuk u shërben interesave të tij. Komentet vijnë pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqen nga marrëveshja në muajin maj dhe kanë rikthyer sanksionet ekonomike kundër Iranit. Ndërkaq BE po punon për ta shpëtuar marrëveshjen.