Bota

Irani nuk do t’i dorëzojë kutitë e zeza të aeroplanit ukrainas

Irani nuk do t’ia dorëzojë asnjë vendi tjetër, kutinë e zezë të aeroplanit ukrainas të rrëzuar në Teheran. Aeroplani ukrainas u rrezua pak pasi ishte nisur nga Teherani më 8 janar. Shumica e viktimave ishin iranianë dhe shtetas kanadezë. Tri ditë më vonë, Teherani tha se aeroplani është rrëzuar “gabimisht” nga një raketë, në kohën e rritjes së tensioneve me Shtetet e Bashkuara. Sulmet erdhën disa ditë pas vrasjes së komandantit iranian Qasem Soleimani, në një sulm amerikan me dron.