Showbiz

Irina Shayk braktis një herë e mirë Bradley Cooper

Lidhja e tyre është në fije të perit dhe këtë herë duket se nuk ka shpëtim.

Së fundmi mësohet se Irina Shayk ka braktisur Bradley Cooper duke u larguar nga shtëpia e tyre 4.5 milion dollarëshe së bashku me vajzën e vogël.

Aktori hollivudian është fotografuar duke dalë nga shtëpia e një miku të tij ku mesa duket kishte kaluar natën pasi ai dhe Irina janë në përpjekje që të shpëtojnë lidhjen e tyre.

Aludimet se çifti po i jepnin fund marrëdhënies, nisën të qarkullonin menjëherë pas premierës së filmit “A Star is Born” ku Bradley mendohej se ka patur një lidhje intime me protagonisten tjetër Lady Gaga.

Cooper dhe Shayk nisën të shoqëroheshin në vitin 2015 dhe janë prindër të një vajze të quajtur Lea De Seine.