Irlanda i jep dy javë kohë Britanisë për përcaktimin e kufirit. Qëndrimin e shprehu Kryediplomati Irlandez, Simon Coveney. Sipas tij, “Gjetja e zgjidhjes alternative, nuk ka kuptim në kushtet kur palët kanë vendosur ta mbajnë hapur kufirin mes tyre”. Pas daljes nga Blloku, kufiri me Irlandën do të jetë i vetmi për Britaninë, me një vend të Bashkimit Europian.