Me një shumicë dërrmuese prej 67% të votave në referendum, irlandezët anuluan amendamentin e 8-të që e bënte të jashtëligjshëm abortin në vend. Vota në favor të lejimit të abortit i hap rrugën parlamentit irlandez që të krijojë ligj për këtë ndryshim dhe të sjellë një regjim shumë më liberal. Aktualisht, aborti në Irlandë lejohet vetëm kur jeta e gruas është në rrezik, por jo në raste përdhunimi, incesti apo anormaliteteve të fetusit.