Bota

Irlanda voton sot me referendum për abortin

Irlandezët vendosin sot përmes votës nëse do të mbajnë apo do të shfuqizojnë një amendament kushtetues i cili ndalon kryerjen e aborteve. Amendamenti që daton prej vitit 1983, fillimisht ndalonte të gjitha ndërhyrjet, por falë një ndryshimi 5 vjet më parë, u lejua kryerja e aborteve vetëm në rastet kur rrezikohej jeta e nënës. Nëse referundimi fiton, qeveria e kryeministrit irlandez Leo Varadkar do të lejojë kryerjen e aborteve pa kufizime, deri në 12 javët e para të shtatzanisë.