Celebrities Gossip Music Showbiz

Ish bateristi i “The Beatles”, Ringo Starr nis një kapitull të ri në moshën 85-vjeçare!

Edhe në moshën 85-vjeçare, Ringo Starr tregon se nuk ka ndërmend të ndalet. Ish-bateristi i The Beatles ka surprizuar fansat duke njoftuar publikimin e një albumi të ri studio me titull Long Long Road, i cili do të dalë më 24 prill. Ky projekt shënon bashkëpunimin e dytë radhazi me producentin T Bone Burnett. Albumi përmban 10 këngë, ndërsa singëlli i parë It’s Been Too Long sjell bashkëpunimin me Sarah Jarosz dhe Molly Tuttle.

Në disk do të marrin pjesë edhe emra të tjerë të njohur si Billy Strings, Sheryl Crow dhe St. Vincent. Albumi vjen pas suksesit të Look Up në vitin 2025, i cili kryesoi listat Country dhe Americana në Mbretërinë e Bashkuar. Regjistrimet janë realizuar në Nashville dhe Los Angeles. Në një deklaratë të shpërndarë në Instagram, njoftohet se Long Long Road do të jetë i disponueshëm në format vinili, CD dhe digjital, ndërsa singëlli i parë mund të dëgjohet tashmë në platformat muzikore.

Ringo Starr ka vlerësuar publikisht T Bone Burnett për bashkëpunimin e tyre, duke thënë se ndihet i bekuar që punon me të në këtë fazë të jetës. Ai theksoi se pas albumit të mëparshëm, projekti i ri erdhi natyrshëm, duke e cilësuar si një tjetër hap të duhur në një rrugëtim të gjatë artistik.