Gossip Showbiz

Kush do të jenë aktorët që do të luajnë bandën ikonike “Beatles” në filmin e Sam Mendes?

Sam Mendes ka zbuluar detaje të reja për projektin e tij filmik të shumëpritur për Beatles, një vit pasi e njoftoi për herë të parë.

Regjisori i njohur konfirmoi se Paul Mescal, Harris Dickinson, Barry Keoghan dhe Joseph Quinn do të luajnë anëtarët legjendarë të grupit.

Paul Mescal do të portretizojë Paul McCartney, Harris Dickinson do të luajë John Lennon, Barry Keoghan do të luajë Ringo Starr dhe Joseph Quinn do të jetë George Harrison.

Mendes e prezantoi këtë projekt gjatë CinemaCon 2025 në Las Vegas, ku po ashtu zbuloi titullin e filmit: “The Beatles: Një ngjarje kinematografike me katër filma”.

Ky do të jetë një projekt që përfshin katër biografi të ndryshme, me fokus në secilin anëtar të grupit, dhe do të publikohet në prill 2028.

Sipas Sony, çdo film do të trajtojë një aspekt të veçantë të jetës dhe karrierës së katër anëtarëve të Beatles. Mendes tha se:

Ne nuk po bëjmë vetëm një film për Beatles, ne po bëjmë katër

Ai theksoi se ky është një mundësi për të kuptuar Beatles në një nivel më të thellë. Regjisori shprehu gjithashtu se grupi legjendar ka ndryshuar mënyrën se si ai e percepton muzikën dhe se prej vitesh ka pasur dëshirë të krijojë një film për ta. Mendes përfundoi duke shprehur se:

Jam i nderuar të tregoj historinë e grupit më të madh rock të të gjitha kohërave dhe mezi pres të sfidoj perceptimin se çfarë do të thotë të shkosh në kinema