Aktualitet

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, protestuesit e PD hedhin ‘breshëri’ molotovësh dhe fishekëzjarrësh

LAJM I FUNDIT/ Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, protestuesit e PD hedhin seri molotovësh

VIJON…

Partia Demokratike po zhvillon protestën e radhës në kryeqytet. Ndryshe nga tubimet e kaluara, kësaj radhe PD ka ndërruar skenar. Para Kryeministrisë nuk u mbajt asnjë fjalim, ndërsa militantët fillimisht u mblodhën fillimisht para selisë së PD dhe bashkë me Berishën marshuan drejt godinës së Kryeministrisë. Asnjë molotov nuk u hodh drejt kryeministrisë, por vetëm në kosha dhe në drejtim të një biznesi në Tiranë.

Militantët të kryesuar nga Sali Berisha dhe deputetë të PD marshuan drejt Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Aty efektivët i zunë pritë në mes të rrugës, për të mos lejuar që t’i afrohen godinës. Gjatë përplasjeve, militantët e Berishës e çanë kordonin e Policisë, por reagimi i bluve ishte i menjëhershëm duke i shpërndarë me ujë e gaz lotsjellës.

Militantët të shoqëruar nga kupola drejtuese e PD po marshojnë nëpër Tiranë, duke bllokuar disa rrugë në kryeqytet. Më pas iu drejtuan Policisë së Tiranës, ku edhe aty efektivët i zunë në pritë dhe më pas militantët u larguan. Pas marshimit mes për mes bllokut, u hodhën molotovë në drejtim të vilës së ish-diktatorit Hoxha.