Showbiz

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës: Deri në vdekje të jenë bashkë!

Drita, tezja e Brikenës e cila mori pjesë në dasmën e mbesës së saj brenda “Big Brother VIP”, ka folur mbrëmjen e djeshme për “Goca dhe Gra” në Top Channel. Tezja e Brikenës e quajti dasmën “mrekulli”, ndërsa tha se ishte moment emocionues për të gjithë familjen. E pyetur se çfarë mendimi ka daja i Brikenës ajo tha se “ju kanë përshëndetur dajat e Brikenës”.

Dasma ishte mrekulli. Të kërceja në dasmën e saj ishte e paimagjinueshme. Ishte një moment emocional për ne si familje. Ju kanë përshendetur dajat dhe tezet e të gjithë. Krejt do të pimë kafe me Mateon kur të dalin.

Do të donit një dasmë tjetër pas “Big Brother”?

Kismet. Ndjenjat e të dyve janë të sinqerta. I uroj Brikenës dhe Mateos, jetë të gjatë të dy dhe të lumtur deri në vdekje.