Film & Tv Magazine

Ishte në nominim me katër banorë, Xhodi eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”!

Xhodi Skura është banorja e cila ka përfunduar rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP”. Pas një nominimi mes saj, Angelos, Senos dhe Lornës, banorja nuk arriti të marrë vota.

Pas kësaj ajo hapi edhe biletën e fatit në studio, por nuk ishte pozitive për të.

Xhodi është banorja e parë që largohet në këtë edicion të pestë të “Big Brother VIP”.