Bota

Itali, Carlo Cottarelli do të jetë kryeministri teknik

Italia ka një Kryeministër Teknik. Ekonomisti Carlo Cottarelli pranoi detyrën e besuar nga presidenti Sergio Mattarella, për të drejtuar një Qeveri deri në zgjedhjet e ardhshme. Cottarelli tha se “Pranon me rezerva”. Ai bëri të ditur qëllimin për t’i prezantuar Parlamentit një projekt-Buxhet dhe nëse kalon do të japë dorëheqje në fillim të 2019-ës, në të kundërt, dorëheqja pritet të jetë e menjëhershme, për të shkuar në zgjedhje, pas muajit Gusht. Ndërkaq, të shumta janë partitë që paralajmëruan votën kundër Ekzekutivit Teknik, çka paralajmëron vazhdimin e gjatë të krizës për Italinë.