Një shqiptar me profesion kamarier u kap me një sasi prej 2.1 kg kokainë në makinën e tij në Salsomaggiore të Italisë. Lënda narkotike ishte fshehur në një hapësirë të krijuar posaçërisht në bagazhin e makinës. Karabinierët e zbuluan atë ndërsa po kërkonin një bandë hajdutësh. Pas një aksioni në ndjekje të tij, policia italiane arrestoi 30 vjeçarin.