Policia italiane sekuestroi gjatë një operacioni në rajonin e Lombardisë sekuestroi 43 kg kokainë, 234 mijë euro, ndërsa u vunë në pranga 7 shtetas shqiptarë. Përgjimet telefonike e ambientale zbardhën se ky grup trafikantësh transportonte kokainë nga Europa Veriore drejt Italisë. Lënda narkotike transportohej me automjete të modifikuara dhe sapo mbërrinte në territorin italian magazinohej në një banesë në komunën Castiglione Olona. Vijojnë hetimet.