Bota

Itali, Lëvizja “5 Yjet” kërkon largimin e Presidentit Mattarella

Në Itali, Lëvizja “5 Yjet” kërkon largimin e Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella. Kërkesa pason dorëheqjen e Kryeministrit Guiseppe Conte, për shkak se Mattarella refuzoi dekretimin e euroskeptikut Paolo Savona në postin e Ministrit të Ekonomisë. Ky zhvillim që thellon krizën institucionale në Itali bëri që Lëvizja “5 Yjet”, e renditur e para në zgjedhjet politike të 4 Marsit, të kërkojë gjykimin e Kreut të Shtetit.