Bota

Itali, partitë kundër kryeministrit të ri

I ngarkuari për Kryeministër i qeverisë së re italiane, Giuseppe Conte, përfundoi konsultimet me forcat politike për formimin e skuadrës së Ministrave që do të përbëjnë ekzekutivin e tij. Pas takimeve politike, të gjitha partitë italiane deklaruan se do të jenë në opozitë me qeverinë e koalicionit 5 Yjet- Lidhja. Giuseppe Conte pritet që brenda kësaj jave ti prezantojë skuadrën e qeverisë Presidentit Sergio Mattarella e gjatë javës së ardhshme të marrë votëbesimin në Parlament.