Në Italinë e përfshirë nga kriza institucionale pas zgjedhjeve të 4 Marsit, Presidenti i Republikës ka gati planin për formimin e një qeverie teknike, që të drejtojë vendin deri në votimet e ardhshme. Ekonomisti Carlo Cotarelli është piketuar si personi që do t’i besohet drejtimi i këtij Ekzekutivi. 62-vjeçari është thirrur sot në një takim nga Kreu i Shtetit, Sergio Mattarella. Ende nuk dihet nëse Cotarelli do të pranojë detyrën. Kryeministri Giuseppe Conte dha dje dorëheqje, pasi Mattarella refuzoi të dekretonte euroskeptikun Paolo Savona, në krye të Ministrisë së Ekonomisë.