Superaksion anti-drogë në Itali, sekuestrohen dy ton kanabis, prangosen 4 shqipëtarë. Krahas sasisë rekord të lëndës narkotike, Guardia Di Finanza gjeti dhe një kallashnikov. Aksioni u zhvillua pranë Salentos, ku policia italiane u vu në ndjekje të një mjeti lundrues. Personat që ishin në bord tentuan të largohen, por pa sukses. Më herët, në një tjetër operacion, policia spanjolle arrestoi dy shqiptarë, që u kapën duke transportuar 1 ton kanabis, për llogari të një grupi të strukturuar kriminal.