Bota

Italia drejt zgjedhjeve te parakohëshme

I mandaturi për krijimin e qeverisë italiane,Carlo Cottarelli  pritet të takohet orët në vijim me Presidentin Sergio Mattarella. Mes raportimeve se mund të shpallen zgjedhje të parakohshme, ekspertët thonë se Cottarelli, një ish-ekonomist i FMN-së, nuk mundi të sigurojë mbështetjen e partive të mëdha politike dhe mund të mos e bëjë fare betimin. Të dielën, dy partitë populiste, Lëvizja 5 Yjet dhe Lega Nord, dështuan në përpjekjet për krijimin e një kabineti koalicioni.