Italia pritet të rikthejë muzikën në një nga monumentet më ikonike të botës, pasi ka shpallur planin për organizimin e koncerteve brenda Koloseut në vitin 2026. Sipas njoftimeve, ky amfiteatër historik, i cili daton që nga periudha e Perandorisë Romake dhe prej shekujsh ka qëndruar i heshtur, do të mirëpresë për herë të parë evente muzikore moderne. Projekti synon të sjellë një kombinim unik mes historisë dhe artit bashkëkohor.
Koncertet do të jenë pjesë e një programi më të gjerë për rigjallërimin kulturor të Italisë, duke përfshirë performanca të muzikës klasike, evente moderne dhe aktivitete të veçanta artistike. Ky zhvillim pritet t’u ofrojë vizitorëve një eksperiencë të rrallë, duke e transformuar simbolin e dikurshëm të betejave gladiatoriale në një skenë të gjallë muzike dhe kulture.
Ju mund të shpenzoni qindra dollarë për të shkuar në Romë për të vizituar Koloseun, ose mund të kaloni me makinë përpara tij. Pavarësisht se, aktualisht, Koloseu pret më shumë vizitorë në vit sesa shatërvani Trevi dhe Kapela Sistine të marra së bashku, ky monument i Romës perandorake ka vuajtur nga një neglizhencë e rëndë për 1,500 vite, që pasi u përdor si një arenë gladiatorësh por ja cilat janë 10 kuriozitete që ndoshta nuk i dije për Koloseun në Romë…