Bota

Izrael, futbollistët argjentinas të kërcënuar nga grupet terroriste

 “Miqësorja e futbollit Izrael-Argjentinë u anulua pas kërcënimeve të grupeve terroriste ndaj futbollistëve argjentinas”. Kjo u deklarua nga Ministrja Izraelite e Sportit, Miri Regev. Sipas saj, lojtarët latino-amerikanë morën mesazhe kërcënuese, madje iu dërguan video me imazhe fëmijësh të vdekur”. Por, palestinezët falenderuan Lionel Messi-n e futbollistët e tjerë se ndoqën zërin e ndërgjegjes. Më herët, Argjentina anuloi miqësoren me Izraelin, në shenjë proteste për trajtimin e palestinezëve nga shteti hebraik.