Bota

Izrael, “minierë” relikesh e antikuaresh nën gjurmët e gazsjellësit

Zhytësit në Izrael po pastrojnë shtratin e detit, në zonën ku po ndërtohet një gazsjellës gjigant nënujor. Arsyeja është ruajtja e relikeve. Tubacioni kalon pranë gërmadhave të një porti 5.000-vjeçar, dikur qendër e rëndësishme tregtare për qytetërimet e lashta të Mesdheut, e ku sot, nëse gërmon pak gjen plot antikuare, duke nisur nga ato fenikase e deri tek ato romake.